Macron: Buka bageta duhet të jetë pjesë e UNESCO-s

Lloji i bukës, bageta, duhet të shtohet në listën e pasurisë kulturore të UNESCO-s, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton BBC, njofton REL. “Bagetën e ka zili e gjithë bota”, ka thënë ai, në mbështetje të asociacionit të furrtarëve francezë, të cilët janë duke bërë kërkesën.

Lista e Unesco-s synon të ruajë traditën nga globalizimi.

Komiteti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale takohet çdo vit për të shqyrtuar nominimet.

Furrtarët kanë thënë se nuk ka të bëjë vetëm me emrin dhe formën, mirëpo janë shumë më rëndësi edhe përbërësit.

Ata madje kanë shprehur shqetësimin e tyre për llojet e ndryshme të imitimit të këtij produkti.

Bageta tradicionale është e mbrojtur me ligj në Francë nga viti 1993.

Për t’u cilësuar bagetë tradicionale, ky lloj i bukës duhet të përgatitet nga katër përberës: miell i bardhë, ujë, maja dhe kripë.

Ajo nuk duhet të jetë e ngrirë apo t’i shtohen përbërës të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP