Më 15 janar, takimi i dytë i delegacioneve të dy Koreve

Koreja Veriore dhe Koreja Jugore janë pajtuar që më 15 janar, të mbajnë takime në nivele të punës në pavijonin Tongil, i cili gjendet në fshatin Panmunjom të Koresë Veriore, ka thënë përmes një deklarate ministria për Bashkim e Koresë Jugore, transmeton Reuters, njofton REL.

Delegacioni i udhëhequr nga ministri jugkorean për Bashkim, Cho Myung-kyun, do të dërgohet për të mbajtur takime rreth dërgimit të një grupi nga Koreja Veriore për një performancë arti në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kjo ministri ka thënë se Koreja Veriore ka propozuar të zhvillojë takimet më 15 janar rreth kësaj çështje.

Zyrtarë të të dy Koreve kanë thënë më herët gjatë javes, se janë pajtuar për të mbajtur negociata për zgjidhjen e problemeve dhe për të shmangur krizat aksidentale, pas dialogut të parë në më shumë se dy vite, prej kur janë rritur tensionet për programin e armëve të Koresë Veriore.

Përmes një deklarate të përbashkët pas 11 orësh bisedime në ditën e martë, Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar të mbajnë bisedime ushtarake si dhe për atë që Koreja Veriore të dërgojë një delegacion prej shumë anatarëve në Lojërat Olimpike Dimërore të muajit të ardhshëm në Korenë Jugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP