Në muajin e mjaltit me bashkëshortin Adelina Tahirin e shoqëron dikush tjetër

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u martua papritur me avokatin milioner, Serjova Markov. Bukuroshja nga Shkupi na ka treguar thjesht disa detaje nga kjo martesë private. Më vonë Adelina me siguri do të bëjë një dasmë madhështore, shkruan Class.

Gjithsesi, Adelina tashmë është një grua e martuar. Pas celebrimit Adelina së bashku me bashkëshortin janë nisur drejt Vjenës, për të kaluar disa ditë së bashku si të sapomartuar.

Pushimet kanë vazhduar në Bullgari, ku Adelina nuk ka preferuar të shkojë vetëm me Serjovën. Ajo ka marrë me vete, gjejeni se kë? Motrën e saj të vogël, Dianën.

Motra e këngëtares dhe bashkëshorti i saj duken se kanë një marrëdhënie të mirë së bashku pasi herë pas herë Adelina tregon përmes fotove afrimitetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button