Zyrtare/ Cana bëhet president klubi

Agim Cana është zyrtarizuar edhe si presidenti i klubit të Vëllaznimit në Superligën e Kosovës. Lajmi kishte ditë që qarkullonte, por vetëm sonte konfirmimi ka ardhur nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, transmeton Syri.net.

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Forca e FC Vëllaznimit”, thuhet në njoftim.

Agim Cana, babai i ish-kapitenit legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, do të ketë edhe donator Ragip Xhakën.

Klubi gjakovar mban vendin e nëntë në Superligë, ndërsa për trajner po bisedon edhe me Bylbyl Sokolin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button