Rusia pozicionon njësinë e re S-400 në Krime

Rusia ka pozicionuar në Krime një njësi të re të armatosur me sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore, S-400, kanë raportuar mediat ruse.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014, njofton REL.

Mediat shtetërore ruse kanë raportuar gjatë ditës së sotme, se Moska ka pozicionuar një sektor të ri në qytetin Sevastopol, ku edhe është e pozicionuar flota ruse në Detin e Zi.

Kjo është njësia e dytë e pajisur me sistemin S-400 në Krime, pasi Moska kishte vendosur të parën në fillim të vitit 2017 në portin Fedosia.

Sistemi S-400 ka kapacitet për të goditur objektiva deri në 400 kilometra largësi dhe raketa balistike në distancë prej 60 kilometrash.

Pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë sanksione Moskës, për ta kundërshtuar vendimin e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP