Haliti komenton deklarimet e Shkumbim Mehmetit: Institucionet të merrem me këtë rast

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka komentuar deklarimet e Shkumbim Mehmetit i cili në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka përmendur emrin e Haliti si një nga njerëzit që ishte në listë për likuidim.

Haliti ka deklaruar për gazetën Zëri se nëse drejtësia kosovare nuk është e manipuluar, atëherë nuk do të duhet t’i anashkalojë këto deklarata.

“Nëse ka institucione të drejtësisë, ato duhet të merren me këtë rast. Nëse ka drejtësi të manipuluar, nuk merren me këtë punë. Me rëndësi është që duhet t’i ndriçojë të gjitha rastet dhe t’i dënojë fajtorët”, ka thënë Haliti.

Ai ka deklaruar se nuk e ka njohur më herët Mehmetin.

“Unë nuk e di e as nuk e njoh Shkumbin Mehmetin, as asnjë prej atyre që ka folur, kështu nuk mund të them asgjë për ata si njerëz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button