Çeki, dita e dytë e zgjedhjeve presidenciale

Votuesit e Republikës Çeke u janë drejtuar kutive të votimit gjatë ditës së sotme, në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Presidenti akual, Milos Zeman është duke garuar me nëntë kandidatë të tjerë, përfshirë ish udhëheqësin e Akademisë së Shkencave, Jiri Drahos, njofton REL.

Zeman njihet për qëndrimet e tij kundër imigrantëve ato pro-ruse dhe pro-kineze, derisa Drahso shihet si liberal pro-evropian.

Sipas sondazheve, Zeman pritet të fitojë në raundin e parë, mirëpo jo edhe shumicën e votave.

Nëse nevojitet raundi i dytë, atëherë ai do të mbahet më 26-27 janar.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës së sotme.

Derisa Zeman ishte duke votuar në Pragë më 12 janar, para tij doli një grua pjesërisht e zhveshur e cila ka bërtitur drejt presidentit “Zeman, prostitutë e Putinit”.

Më këtë rast, ajo u është referuar raporteve të mira të Zemanit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button