Ushtarët e regjimit të Asadit plaçkitje në varrezat e të krishterëve

Ushtarët e regjimit të Bashar al Asadit në Siri kanë shkatërruar varrezat e të krishterëve në Gutën Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Një varrezë e të krishterëve në rajonin Haresta të Gutës Lindore në kryeqytetin e Sirisë, Damask, që ndodhet nën bllokadën e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij, u plaçkit nga trupat e regjimit.

Kryetari i këshillit lokal të formuar nga opozitarët në Haresta, Husam el-Bejruti, në një deklaratë për AA pasi ka bërë të ditur se regjimi i Asadit u ka shkaktuar një dëm të madh varrezave që i përkasin krishterëve në rajon, tha se “Ushtarët e regjimit gjatë kohës që qëndrojnë në këtë rajon hapin varret me qëllim për të gjetur sende me vlerë”.

“Kemi ardhur këtu pasi opozitarët ushtarakë përparuan në rajonin Haresta dhe u përballëm me një situatë të tillë. Kur hymë në varrezë, pamë se ishin hapur varret duke u thyer gurët. Ne kemi vërejtur se ishin të hequra gurët që mbyllin varret dhe se ishin hapur edhe arkivolet. Pamja që u përballëm ishte e tmerrshme”, ka theksuar Bejruti.

Ndër të tjera Bejruti ka shtuar se varrezat janë formuar që në vitin 1935, dhe se opozitarët janë përpjekur që të riparojnë varret e dëmtuara në masë të madhe.

– “E kanë bërë për të gjetur flori dhe sende me vlerë”

Sipas Bejrutit “ushtarët e regjimit për shkak se besojnë që krisitianët varrosen me sende me vlerë, kanë hapur varret duke menduar se do të gjejnë flori apo sende me vlerë. Ky veprim i tmerrshëm nuk mund të ketë arsye tjetër”.

Të krishterët në Haresta para se të fillonte lufta e brendshme përbënin 15 për qind të popullsisë, dhe pas fillimit të luftës në vitin 2011 ata u larguan nga ky rajon.

Forcat e regjimit morën nën kontroll një pjesë të madhe të Haresta-s në vitin 2012. Por opozitarët ushtarakë me përparimet e shënuara kohët e fundit kanë rimarrë nën kontroll një pjesë të rajonit ku ndodhen edhe varrezat.

Ndërkohë në anën tjetër teksa vazhdojnë konfliktet mes regjimit të Asadit dhe opozitarëve, bëhet e ditur se forcat e regjimit janë duke vazhduar sulmet intensive ajrore dhe tokësore në zonat me vendbanime civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button