Shpërthimi në Shkodër, arrin në 5 numri i të plagosurve

Si rezultat i shpërthimit në Shkodër janë plagosur 5 persona, dy nga të cilët raportohet se janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar shëndetësore. Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në një automjet, ndërsa shpërthimi ka ndodhur sapo drejtuesi i tij, shtetasi i identifikuar si Lulzim Kulla ka zbritur nga mjeti.

Burimet bëjnë të ditur se shpërthimi ka qenë i fortë duke dëmtuar katin e parë të një ndërtese ku ishin vendosur bizneset e Kullës, çka sipas policisë, mund të ketë qenë edhe objektiv i atentatit. Policia ende nuk ka përcaktuar sasinë e eksklizivit të përdorur, por ajo mund të ketë qenë e madhe referuar dëmëve që ka shkaktuar.

Lulzim Kulla sipas raportimeve është arrestuar në 2006 nga forcat RENEA, ndërsa është hetuar si i dyshuar kryesor i disa ngjarjeje të rënda të ndodhura vitet e fundit.

Nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar kati i parë i një ndërtese, ku ndodhen bizneset e Kullës, ndërsa dyshimet janë se lënda eksploziv është vendosur në automjetin me targa AA 444 CX. Nga raportimet mësohet se në automjet nuk ka pasur njeri, ndërsa të plagosurit dyshohet se janë punonjës, pronarë apo shitës të dyqaneve për rreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP