Ujëvara e ngrirë në Van, peizazh i paharrueshëm për turistët

Temperaturat ekstreme të ulëta për të cilat njihet provinca Van, në lindje të Turqisë, është shkaktari i ngrirjes së pjesshme të ujëvarës Muradiye në vendin me këtë emër, një nga simbolet e Vanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ujëvara me lartësi prej 15 metrave magjeps vizitorët gjatë tërë vitit, ndërsa madje edhe varianti i saj i ngrirë “merr frymën” e vizitorëve.

Rreth tetë kilometra larg qytetit në fjalë dhe njëqind kilometra nga provinca Van, ajo ofron peizazhe të bukura, si verës ashtu edhe dimrit.

Ujëvara është një nga vendet më të vizituara nga turistët, ndërsa pjesërisht ngrin kur temperatura bie nën zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button