Kombet afrikane dhe Haiti protestojnë kundër gjuhës vulgare së presidentit Trump

Një grup i 54 kombeve afrikane ka thënë se “janë jashtëzakonisht të tronditur” dhe kanë kërkuar që presidenti amerikan, Donald Trump të kërkojë falje për gjuhën vulgare, të cilën e ka përdorur për të përshkruar ata në një diskutim për migrimin në Shtëpinë e Bardhë, njofton REL.

Haiti po ashtu ka protestuar pas raporteve mediale, në të cilat është thënë se Trump ka reaguar kundër pranimit të migrantëve nga Afrika dhe Haiti në Shtetet e Bashkuara, duke u thënë ligjvënësve në Zyrën Ovale, se ato janë shtete “të pista”.

Të 54 ambasadorët amerikanë në Kombet e Bashkuara kanë thënë se “janë jashtëzakonisht të tronditur dhe kundërshtojnë ashpër gjuhën raciste dhe ksenofobinë e presidentit amerikan, siç është raportuar në media”.

Ata kanë kërkuar “tërheqje të deklaratës dhe kërkim falje”.

Disa kombe afrikane kanë protestuar.

Edhe në Haiti është protestuar, derisa ambasadori i këtij vendi ka kërkuar në Uashington që presidenti të kërkojë falje.

“Banorët e Haitit nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, ka thënë ambasadori, Paul Altidor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP