OKB: Irani ka furnizuar me armë rebelët në Jemen

Një panel i Kombeve të Bashkuara, ka treguar përmes një raporti, se Irani ka shkelur një ndalim që i është bërë nga OKB-ja lidhur me armët, duke furnizuar në mënyrë direkte apo indirekte me raketa dhe dronë rebelët shiit në Jemen, njofton REL.

Bazuar në disa pjesë të raportit të siguruara nga diplomatët dhe mediat, thuhet se ky panel ka udhëtuar në Arabinë Saudite gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ku janë analizuar mbetjet e raketave të nisura nga rebelët huthi.

Të njëjtat vizita janë bërë edhe në maj dhe korrik.

Sipas tyre, Irani ka prodhuar armët, të cilat i kanë përdorur rebelët huthi për t’i nisur drejt Arabisë Saudite.

Arabia Saudite udhëheq koalicionin, i cili mbështet qeverinë dhe lufton rebelët huthi në luftën civile të Jemenit.

Për më shumë, paneli ka thënë se mbetjet e raketave kanë qenë “pothuajse të njëjtat që prodhohen në Iran dhe nga i njëjëti prodhues”.

Dronët kanë qenë “pothuajse të njëjtë në dizajn” me ata që prodhohen në Iran, thuhet në raport.

Irani mbështet rebelët huthi në luftën tri vjeçare, mirëpo kundërshton se i furnizon ata me armë.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar vazhdimisht Iranin për furnizim me raketa balistike për rebelët shiit, në kundërshtim me rezolutën e OKB-së, dhe i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate të krijojë një ndalim dhe të ndëshkojë Iranin.

Rusia ka kundërshtuar në marrjen e ndonjë hapi rreth kësaj çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button