Çështja e emrit Maqedoni – Greqi, Dimitrov: do të formohen grupe punuese për negocim

Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar që të formojnë grupe të punës të cilat do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe e Greqisë. Obligim i këtyre grupeve punues është që të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit të Maqedonisë, bërit të ditur ministri i Punëve të Jashmte të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për agjencinë e lajme “Rojters”, njofton Portalb.mk.

Dimitrov pret që takimi i parë i grupeve të reja të punës të mbahet në shkurt ku edhe do të diskutohet për zgjidhjet e mundshme të problemit me emrin.

“U ndamë të bindur se ka vullnet nga të dyja anët që të shkohet përpara”, tha Dimitrov.

Ndërkaq dje në emisionin “Click Plus”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se çështja e identitetit krijon pasiguri.

“Çështja e identitetit krijoi një pasiguri. Nëse atë e bëjmë diskutabile atëherë nuk do ta tejkalojmë këtë pengesë. Pyetjet se si ndjehemi ne dhe identiteti nuk duhet të jenë mjet për amin nga shteti fqinj, as edhe nga ndonjë organizatë ndërkombëtare”, tha Dimitrov.

Në intervistë për “Rojters”, Dimitrov tha se është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për palën maqedonase dhe duhet të gjendet mënyrë që të binden grekët se ekziston ndarje e qartë e Maqedonisë nga Greqia e Veriut.

Nga ana tjerë, gazeta greke “Katimerini”, siç e quan ajo “çështjen maqedonase” e presin manovrime të shumta dhe se sinjalet nuk janë të mira.

“Është e dukshme se përpjekjet për zgjidhjen e “çështjes maqedonase” do të kërkojnë manovrim, si në shtëpi po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Duke e pasur parasysh vijat e kuqe, retorikën emocionale dhe konfrontuese me të cilën karakterizohet debati politik, sinjalet nuk janë të mira”, shkruan “Katimerini”.

Ndryshe, vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork.

Në lidhje me procesin euro-atlantik të Maqedonisë, më 17 janar të 2018-s në Maqedoni do të vijë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ndërsa Komisioni Evropian i ka përshëndetur aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button