Në mungesë të Dimovskit dhe Milloshoskit, VMRO-DPMNE-ja zgjodhi nënkryetarët e rinj

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Vllado Misajllovski, Mitko Jançev dhe Aleksandar Nikolloski.

Vllado Misajllovski është ish ministër i Transportit dhe Lidhje. Në atë funksion erdhi në maj të vitit 2015, në vendin e Mile Janakieskit. Mitko Jançev është kryetari aktual i komunës së Kavadarit, ndërsa Aleksandar Nikolloski është deputet nga rradhët e kësaj partie, i cili poashtu ka qenë i propozuar edhe për ambasador të Maqedonsië në BE.

Sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Igor Janushev, ish drejtor i NTP Shkup.

Në Komitetin qendror nuk ishin ftuar Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski. Ata janë pjesë e nënshkruesve të letrës së hapur me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të partisë, ku Mickoski u zgjodh për kryetar të ri të VMRO-DPMNE-së dhe me të cilën u kritikua mungesa e procesit demokratik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button