Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

550 vjetori e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriti Skenderbeu dhe shpallja e vitit 2018 si vit mbarkombtar i Skenderbeut, do të shënohet edhe në Maqedoni, njofton RTVM2.

Nën patronazhin e kreut të kuvendit Talat Xhaferi dhe nga ITKSH, ky vit do të shënohet edhe në Maqedoni. Festimet do të fillojmë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera. Në grupin e punës, janë kycur më shumë institucione, përfshirë TVM 2, universitetet dhe profesorë e ekspertë.
“Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postale me figurën e Skenderbeut nën përkujdesjen e Postave të Maqedonisë, prmovimi i së ciës do të bëhet të mërkurën filllimisht në Maqedoni dhe më pas pason promovimi i saj në Prishtinë tek Ramush Haradinaj ku do jem dhe unë prezent dhe kështu do bëhet zbatimi i programit për shënimin e datave të vecanta dhe hapja e zbatimit të programit për shënimin e datave të vecanta dhe personaliteteve të shquara gjatë 2018”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL