Tevdovski: Eurobondi është për pagat dhe borxhet

Paratë nga eurobondi i ri i lëshuar dje, do të shpenzohen për mbulimin e deficitit buxhetor, për paga më të larta në Shëndetësi dhe Arsim, për të punësuarit në ARM dhe për procesin e aderimit NATO. Një pjesë e tyre do të dedikohen për kthimin e borxheve të vjetra dhe investime kapitale, njofton Alsat M.

Në buxhetin parashikohet intensifikim i procesit të gazifikimit. Në buxhet janë rritur seriozisht mjetet që duhet të përshpejtojnë shpronësimin e truallit, një pjesë e mjeteve për gazin janë prej huamarrjeve që do ta intensifikojnë procesin e gazifikimit. Lidhur me autostradat, një pjesë janë në buxhet nga ana tjetër një pjesë janë huamarrje kineze, që i mori pushteti i mëparshëm, shumica janë në ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Tevdovski, rritjen e pagave me borxh të ri e arsyeton me jetësimin e konsumit vendorë. Pikërisht mënyra në të cilën do të shpenzohet eurobondi i ri, sot shkaktoi reagime te ekspertët ekonomik. Nga “Finance Think” përmes kumtesës kundërshtuan faktin që mjetet nga eurobondi të përdoren për nevoja buxhetore. Tevdovski tha se kjo ndodh ose për shkak të mosnjohjes së procesit buxhetor tek ne ose kërkesë për ndryshim të shfrytëzimiz të të ardhurave nga huamarrja e jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP