“Viti 2018 filloi si vdekjeprurës për refugjatët në Detin Mesdhe”

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) bëri të ditur se në 11 ditët e para të vitit të ri kanë humbur jetën 192 refugjatë në Detin Mesdhe në përpjekje për kalim në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i IOM, Joel Millman, në një konferencë për shtyp në zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë tha se “Kjo me të vërtetë ishte fillim vdekjeprurës i vitit (për refugjatët)”.

Millman, duke theksuar se mes 1 dhe 11 janarit 192 refugjatë kanë humbur jetën në ujërat e Detit Mesdhe në përpjekje për kalim në brigjet e Evropës, tërhoqi vëmendjen se ky numër në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 12.

Ai tha se një mijë e 476 refugjatë kanë kaluar në Evropë nga deti këtë vit, duke shtuar se 577 prej tyre kanë kaluar në Itali, gjashtë mijë e 124 në Greqi dhe 285 në Spanjë. Millman rikujtoi se ky numër në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë një mijë e 159.

Zëdhënësi i IOM-it e cilësoi si tragjedinë më të madhe të vitit incidentin e së hënës së kaluar, në të cilën u fundos një gomone me 150 migrantë ilegalë, me ç’rast jetën humbën 64 refugjatë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Ëilliam Spindler, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, theksoi se duhet të prodhohen alternativa të reja të sigurisë, duke përfshirë edhe bashkimin familjar, për të shpëtuar jetërat e refugjatëve.

Sipas IOM, 171 mijë refugjatë kanë arritur në Evropë nga Deti Mesdhe në vitin 2017, gjysma e shifrës nga viti paraprak, ndërsa tre mijë e 116 kishin humbur jetën gjatë përpjekjeve për kalim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button