Vitamina C dhe magjia e saj në lëkurë

Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin tonë. Ajo gjendet me te shumë prej fruatave që ne kosumojmë përditë. Përveç vetive shumë të mira që ajo ka për përforcimin e sistemit imunitar, kjo vitaminë koniderohet si “magjike” edhe për lëkurën, shkruan Bordo.al. 

Ajo është shumë e rëndësishme që të jetë pjesë e çdo produkti për lëkurë, qoftë ky krem, serum, skrab apo larës.  Shumë dermatologë e konsiderojnë vitaminën C edhe si një medikament kundër plakjes së lëkurës, e cila redukton ndjeshmë inflacionet e saj dhe nxit riparimet e qelizave të dëmtuara.

Disa  nga përfitimet e  vitaminës C në lëkurë

Redukton dekolorimin e lëkurës

Nëse keni lëkurë të ndjeshme që tenton të merrni të kuqe ose të zbardhur, vitamina C mund t’ju ndihmojë ta luftoni atë. Ajo zvogëlon skuqjen, njollat dhe zbardh tonin e lëkurës duke e bërë atë të njëtrajtshme.

Shpejton proçesin e shërimit

Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C.

Redukton inflamacionin

Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës.

Hidraton

Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar.

Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim

Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button