Merkel dhe Schulz, optimistë për koalicionin

Politikanët gjermanë kanë bërë përparim në bisedimet që kanë për qëllim formimin e një qeverie të re koalicioni.

Demokristianët e kancelares Angela Merkel dhe Social-Demokratët janë pajtuar për planin që u hap rrugë negociatave zyrtare, transmeton REL. 

Me dokumentin 28 faqesh, mes tjerash, parashihet të kufizohet hyrja e migrantëve të rinj në Gjermani në rreth 200,000 në vit.

Plani po ashtu kërkon kufizimin në 1,000 në muaj të migrantëve që do të lejohen të bashkohen me familjet e tyre në Gjermani.

Merkel dhe lideri i Social-Demokratëve, Martin Schulz, thanë në një konferencë për media se janë optimistë për formimin e koalicionit.

Gjermania është pa qeveri për më shumë se tre muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP