Avni Arifi emërohet përfaqësues i Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, të jetë përfaqësues i Qeverinë, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton REL. 

Emërimi thuhet të ketë pasuar kërkesën e Bashkimit Evropian për ta emëruar një përfaqësues të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten, ka thënë se ka ardhur koha e fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet dy vendeve bëhet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Qeveria është palë në dialogun Kosovë – Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave, që do të ishte në gjendje ta përcjellë rrjedhën me vendimmarrësit politik”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se për një vendim të tillë është konsultuar edhe me partnerët e koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button