4 rastet kur duhet të shkoni patjetër te gjinekologu

Këto janë 4 rastet kur duhet të bëni sa më parë një vizitë tek gjinekologu:

Keni djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale janë… ndryshe

Të kesh sekrecione vaginale është mëse normale, por nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon. Aq më tepër nëse keni edhe djegie

Keni enjtje të vaginës dhe kruarje

Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampoja që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është diçka shqetësuese. Por, këto simptoma mund të jenë edhe shenja të trikomoniasis, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale

Para menopauzës, gjakderdhja post-koitale është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj një vizitë gjinekologjike është e domosdoshme.

Keni një gjendër që ju shkakton dhembje

Është e domosdoshme që të bisedoni me gjinekologun menjëherë nëse vini re një gjendër në brendësi, apo në dalje të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e kisteve janë të padëmshëm, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhembje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur.

Burimi: Health

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP