ITSHKSH: Me këtë ligj, gjuha shqipe e zë vendin e merituar në Maqedoni

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, mirëpret miratimin e Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, i cili e avancon dukshëm përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe lehtëson komunikimin e qytetarëve shqiptarë me institucionet shtetërore, njofton ky institucion.

“Vlerësojmë se me këtë ligj, gjuha shqipe e zë vendin e merituar në të gjithë sistemin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, për të cilën duhet krijuar të gjitha mundësitë dhe parakushtet praktike dhe ligjore. Në këtë vijë, presim që shumë shpejt të sillet edhe Ligji për mbrojtjen e gjuhës shqipe, ashtu siç ka Ligj për mbrojtjen e gjuhës maqedonishte. Instituti shqiptar i Shkupit do të jetë në shërbim të zbatimit praktik të gjuhës shqipe, edhe përmes ndihmës profesionale ndaj institucionit përkatës i cili do të themelohet me qëllim të mbikqyrjes së përdorimit zyrtar dhe standardit të gjuhës shqipe.” thuhet në kumtesën e ITSHKSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button