Gjykata e Apelit vendosi: të dyshuarit për terrorin e 27-prillit ngelen në burg

Pas shqyrtimit të ankesave për heqjen e zgjatjes së paraburgimit për të dyshuarit e ngjarjeve të 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata e Apelit në Shkup ka sjellë vendim që 11 të akuzuarit, ankesat e të cilëve janë shqyrtuar, të qëndrojnë edhe më te në burg, ndërkohë që për 7 ankesat tera tjerat ende nuk ka vendim, njofton Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit në Shkup, pas mbajtjes së seancave të paralajmëruara dhe të pa paralajmëruara më 10.01.2018 dhe 11.01.2018, ka sjellë vendim që të refuzojë si të pabaza të gjitha ankesat e të dyshuarve dhe i ka shpallë vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të sjella në kuadër të procedurë në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të 2017-s edhe atë për Oliver Popovski, Goran Gjoshevski, Vllado Jovanovski, Mitko Çavkov, Igor Durllovski, Munir Pepiq, Dushko Llazarov, Mitko Peshov, Oliver Raudllov, Bogdan Ilievski dhe Ilija Sllaveski”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Përndryshe, për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 18 ankesa në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button