Jessica Simpson bëhet nënë
Mirësevjen në këtë botë Maxwell! Këngëtarja Jessica Simpson dje në Los Angeles lindi një vajzë të cilën e quajti Maxwell Drew Johnson. Lajmin e konfirmoi të martën në mëngjes US Weekly.
Është fëmija i parë që ka me të fejuarin Eric Johnson. Maxwelli vogël mori gjysmën e emrit të gjyshes nga mami Tina Simpson që emrin e vajzërisë e kishte Drew.
Pas gjashtë muajsh lidhjeje, Simpson, 31 vjeç dhe Johnson, 32 vjeç, u fejuan në nëntor të vitit 2010. Çifti që ende s’ka vendosur një datë martese, vendosi ta mbante të fshehte dhe ta zyrtarizonte fejesën pas ardhjes së bebes në jetë.