Vasko Kovaçevski zyrtarisht u bë drejtor i REK Manastir

Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Vasko Kovaçevski prej sot zyrtarisht është bërë drejtor i REK Manastir. Emri i tij sot është shkruar në Regjistrin qendror si person i autorizuar, njofton Portalb.mk.

“Bordi drejtues i AD Elektrani i Maqedonisë e emëroi Vasko Kovaçevskin për drejtor të REK Manastir. Udhëheqësia e ELEM konsideron se Kovaçevski së bashku me ekipin udhëheqës do të përgjigjet për sfidat me të cilat përballet kombinati më i madh për prodhimin e energjisë elektrike në shtet dhe se njohja e tij për gjendjen në REK Manastir do të ndihmojë në konsolidimin e këtij kapaciteti prodhues, në drejtimin e arritjes së stabilitetit dhe sigurisë më të madhe të sistemin elektrik në periudhën që pason”, deklaruan nga ELEM.

REK Manastir nga shkurti i vitit të kaluar funksionon me ushtrues detyre drejtor të kompanisë prej kur ish-drejtori shkoi në pension.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP