Mbi 40 persona rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në Kaliforni

Nuk bëhet i ditur fati i dhjetëra personave pas rrëshqitjes së tokës në Kaliforninë Jugore.

“Jemi në kërkim të 43 personave … Ky numër vazhdimisht ndryshon”, deklaroi sherifi Bill Braun nga Santa Barbara.

Deri më tani, është konfirmuar vdekja e 17 personave. Vërshimet në shtetin Jugperëndimor amerikan i shkatërruan shumë shtëpi dhe e ndërprenë komunikacionin.

Katastrofa natyrore u shkaktua prej reshjeve të rrëmbyeshme të hënën dhe të martën në rajonet e shkatërruara prej zjarrit të madh në Kaliforni muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button