Dimovski dhe Milloshovski nuk kanë marrë ftesë për seancën e Komitetit Qendror të VMRO-së

Një pjesë e funksionarëve partiak të VMRO-DPMNE-së që publikisht e kritikojnë procesin e zgjedhjes së liderit të ri partiak nuk janë ftuar në seancën e Komitetit Qendror të partisë. Siç kumtoi për “Makfaks”, Ilija Dimovski, ata nuk kanë marrë ftesë për seancën e sotme në Komitet ku duhet të zgjidhet Komitet i ri ekzekutiv, njofton Portalb.mk.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në disa raste porositi se motoja e tij është bashkimi dhe se dera mbetet e hapur për çdo qytetarë qëllimmirë dhe bashkëpartiak , si dhe të ketë komunikim të shkëlqyer me disa nënshkrues të letrës së hapur.

Para mbajtjes së kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski, Antonio Milloshovski, Trajko Veljanovski dhe rreth tridhjetë ish-funksionar dhe funksionar aktual nënshkruan në listën e hapur ku akuzuan përzgjedhjen jodemokratike dhe në një atmosferë jotransparente zgjedhjen e liderit të ri, me favorizimin e një kandidatit të vetëm dhe kërkuan shtyrje të Kongresit për në shkurt, por iniciativa u refuzua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button