Maqedoni: deputetët për 10% më pak do të paguhen për rrugë, kilometrat mbeten të njëjtë!

Grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në Kuvend dorëzoi propozim-ligje për ndryshimin e ligjit për rrogë dhe ligjin e deputetëve me anë të së cilëve parashihet ulja e shpenzimeve rrugore të deputetëve. Me propozim – ndryshimet parashihet edhe shmangia e keqpërdorimeve të shpenzimeve rrugore, njofton Portalb.mk.

Sipas koordinatori të grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev me propozimet ulet kompensimi për kilometrin e kaluar për derivatet e harxhuara, në vend të tridhjetë të jetë njëzet për qind.

“Për shkak bojkotit të opozitës është lënë hapësirë për definimin e përqindjeve. Mund të jenë edhe më të vogla, varet nëse do të pajtohen të gjitha grupet parlamentare”, shtoi Tuntev në takimin me gazetarët.

Për uljen e keqpërdorimeve të harxhimeve rrugore, me ndryshime është parashikuar që deputeti personalisht, me kartelë kreditore dhe devizore ta paguajë lëndën djegëse në pikpagesën dhe në Kuvend ta dorëzojë llogarinë fiskale me numrin e kartelës kreditore.

Pas pranimit të ndryshimeve duhet të miratohet vendimi në komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime për definimin e saktë të harxhimeve për kilometrat e kaluara.

Kilometrat e mëdha assesi të zvogëlohen

Problematike edhe më tej ngelet çështja e kilometrave të mëdha rrugore të cilat depuetëve u mundëson të bëjnë qarkullim të parave të mëdha. Për këtë, edhe pse ditë më parë kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se një ndër opsionet për uljen e harxhimeve rrugore është që deputetët që janë jashtë Shkupit të marrin banesa zyrtare, një gjë e tillë nuk parashihet tash për tash.

“Sa i përket harxhimeve rrugore, nga instituti e kam marrë raportin, do t’i shoh llogaritë. Një ndër variantet është që deputetët që janë jashtë Shkupit, gjegjësisht udhëtojnë më shumë se 50 kilometra të marrin banesë zyrtare ose t’ju paguhet qiraja”, tha Xhaferi. Megjithatë nga ajo që u tha sot nga Tuntev, kjo nuk do të realizohet.

Gjithashtu u tha se nuk parashihet refuzim të kompenzimeve rrugore.

“Nuk parashihet që të hiqet dorë nga kompenzimet rrugore, aq më shumë që rrogat tona nuk janë ndër më të mëdhatë të Maqedoni”, tha Tuntev.

Kryetari i Kuvendit tha se nuk është në rregull që të dënohen të gjithë deputetët nëse ndonjë prej tyre i ka keqpërdorur harxhimet rrugore.

Në lidhje me harxhimet rrugore, edhe nga International Transparency kanë alarmuar duke bërë thirrje që të hiqet mundësia e marrjes së kompensimeve nga depuputetëve nga harxhimet rrugore për kilometrat e kaluara.

“International Transparency (Transparenca Internacionale)- Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike e ftojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të veprojë pas rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion me qëllim që ta heq mundësinë që deputetët të marrin kompensime për harxhime në lartësi në të cilën me të vërtetë nuk janë bërë. Njëkohësisht e ftojmë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që përfundimisht të miratojë Kodin e Etikës së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me miratimin e Kodit të tillë Kuvendi do ta plotësojë edhe rekomandimin e GREKO nga raporti për pajtueshmërinë nga raundi i katërt i vlerësimit që mes të tjerash ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit mes anëtarëve të Kuvendit”, deklaruan nga- International Transparency dhe Qendra për Analiza Ekonomike.

Ata shtojnë se Maqedonia para vete ka sfidë të rëndë në përpjekjen që të luftojë kundër sjelljes korruptive të atyre që janë zgjedhur dhe emëruar të punojnë në interes të qytetarëve.

Ndryshe, në tre muajt e parë, deputetët që nuk jetojnë në Shkup kanë paguar 74 mijë euro për harxhime rrugore. Nëntë deputetë edhe nga VMRO-DPMNE-ja edhe nga LSDM-ja për këto tre muaj kanë marrë nga 2.500 -3.000 euro për harxhime rrugore, ndërsa vetëm në prill kanë paguar mbi 100 mijë denarë.

Sipas ligjit, deputetët që nuk janë nga Shkupi për harxhimet rrugore u kompensohet shumë në lartësi të çmimit prej tre litrave karburant për çdo 10-të kilometër të kaluar. Për shembull, nëse deri te vendi i punës dhe pas kthimin deputeti kalon 300 kilometra, për harxhime rrugore do të merr para me vlerë prej 90-të litra karburant që e harxhon automobili i tij, që i bie rreth 90 euro. Duke pasur parasysh atë se për çdo muaj ka rreth 25 ditë pune, deputetët mund të marrin para rreth 2.500 euro vetëm për harxhimet rrugore, përveç rrogës, sa për të blerë një automjet të përdorur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP