Komiteti i Helsinkit: Të ndalojë deportimi ilegal i emigrantëve nga Maqedonia

Të veprohet drejt perceptimit publik për emigrantët në Maqedoni duke pasur parasysh se akoma ekzistojnë paragjykime, të ndalohet deportimi ilegali i emigrantëve nga ana e organeve kompetente dhe të punohet për mbrojtjen e të drejtave themelore njerëzore të emigrantëve që duhet të respektohen nga ana e institucioneve dhe nga qytetarët.

Këto janë një pjesë e rekomandimeve të theksuara në raportet e bëra në kuadër të projektit “Ndihmë rutave– nxitje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për emigrantët që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi”, qëllimi i të cilit është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të emigrantëve, duke përfshirë edhe azilkërkuesit që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi, njofton Portalb.mk.

Rekomandimet janë bazuar në detajet e raportit për korrik, gusht, shtator dhe tetor 2017 të përgatitu nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe gjetjet e vëzhgimeve nga pesë organizata civile.

Në to theksohet se patjetër duhet të punohet edhe në mbikëqyrjen e të miturve të vetëm në dy kampet e vendit, ndërsa gjatë transferimit të refugjatëve nga një vend në tjetrin të respektohen procedurat juridike për bashkëpunim me organet kompetente në shtetin fqinj, deklaroi Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

“Policia dhe shërbimet e sigurisë nuk konsiderojnë të bëjnë bastisje sistematike të lëndëve personale të emigrantëve dhe në celularët e tyre. Bastisja duhet të bëhet në bazë juridike dhe në dyshimet e krijuara për aktivitete kriminele. Patjetër duhet t’i jepet fund kthimit jolegal dhe grupor të emigrantëve nëpër kufij. Kjo paraqet shkelje të të drejtave themelore të emigrantëve dhe është trajtim johuman. Të gjitha procedurat e kthimit të emigrantëve duhet të jenë në pajtim me të drejtat e njeriut dhe realizohen në kooperacion mes vendeve”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Megjithatë, qëndrimi i përgjithshëm për gjendjen e Maqedonisë veçanërisht për periudhën e tetorit është se është e qetë edhe pse akoma ka segmente problematike në të cilat duhet të punohet. Numri i emigrantëve në të dy kampet në Maqedoni është i vogël dhe shfrytëzohen për qëndrime të shkurta dhe është i vogël numri i emigrantëve që qëndrojnë për një kohë të gjatë. Emigrantët që janë vërejtur duke kaluar nëpër Maqedoni në periudhën e tetorit, në përgjithësi janë nga Pakistani, ndërsa një pjesë e vogël vijnë nga Siria, Irani, Afganistani dhe Algjeria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button