Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Vucis: Ekziston mundësi e lartë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis është optimist për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe konsideron se ekziston mundësi e madhe që nuk guxon të anashkalohet, njofton Portalb.mk.

“Kjo çështje është shtyrë për shumë vite. Ka mundësi të rëndësishme për zgjidhjen e saj që mund të shfrytëzohet dhe unë jam optimist”, deklaroi Vucis për televizionin shtetëror grek “ERT”.

I pyetur se a ekziston interes nga anët tjera që të gjendet zgjidhje mes Athinës dhe Shkupit, Vucis është përgjigjur se të gjithë janë interesuar për mbylljen e kësaj çështje, veçanërisht BE, NATO dhe vendet fqinje.

Në lidhje me qëndrimet e kundërta që i ka treguar Panos Kamenos, lideri i partisë së grekëve të pavarur, nga koalicioni partner më i vogël në Qeveri, Vucis tha se nuk pret probleme dhe tha se do të arrihet bashkim dhe shumicë parlamentare në lidhje me marrëveshjen eventuale për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button