Anulohet vizita, Trump nuk shkon në Londër

Donald Trump anuloi vizitën në Mbretërinë e bashkuar, të planifikuar në shkurt, mbase duke i dhënë një ndihmë jo të vogël qeverisë së Thersa May, e përballur me mjaft kundërshtime për këtë nga publiku i gjerë. Sidoqoftë, arsyeja zyrtare e anulimit të vizitës, si zakonisht e publikuar nga presidenti në “Twitter”, nuk kishte të bënte aspak me faktin që britanikët nuk e duan Trumpin atje, transmeton Top Channel.

Një nga qëllimet e vizitës në Britani ishte inaugurimi i ambasadës së re amerikane në Londër dhe pritej që Trump të priste shiritin e ndërtesës prej 1 miliard dollarësh.

Por presidenti amerikan prej kohësh e ka cilësuar ambasadën e re, të porositur nga paraardhësi i tij Barack Obama si një pazar të keq. Në komentin e tij në “Tëitter” Trump thotë se ambasada e vjetër u shit lirë, e reja është në vendin e gabuar dhe ai nuk do të shkojë të presë shiritin.

Londra nuk komentoi anulimin e vizitës, ndërsa mediat thonë se ajo po negociohet për në fund të vitit. Minimalisht qeveria britanike ka lëshuar një psherëtimë lehtësimi nga anulimi i vizitës, pas raporteve për protesta masive që priteshin në një rast të tillë.

Mediat amerikane mendojnë se pikërisht protestat e pritshme janë arsyeja e anulimit të vizitës, megjithëse zyrtarisht këtë nuk e pranon askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP