Receta për përgatitjen e “Hot chocolate”

Në ditët e ftohta të dimrit, pija e përkryer me shije mahnitëse dhe që bashkon shoqërinë është padyshim çokollata e ngrohtë.

Mirëpo përveç që atë mund ta porositni në kafene, nuk është fare e vështirë që ta përgatitni edhe në shtëpi, transmeton Telegrafi.com.

Produktet e nevojshme

25gr sheqer
4gr kakao
1 majë luge kripë
300ml qumësht
2-3 pika ekstrakt vanilje

Në një enë vendoset sheqeri, kakao dhe 1 maje e lugës kripë pastaj përzihen mirë të gjithë këta përbërës së bashku.

Në një enë tjetër të thellë vendosen në temperaturë normale 300ml qumësht. Qumështi duhet të ngrohet mjaftueshëm mirëpo nuk duhet të vlojë.

Pasi të ngrohet, qumështin e shtojmë gradualisht në masën me kakao dhe e përziejmë deri të përfitohet një masë homogjene.

Pasi e shërbejmë në gotë ose filxhan, mund të shtoni 2-3 pika ekstrakt vanilje për aromë dhe shije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button