Shilegov: paratë e “Shkupi 2014” do të përdoren për filtra dhe fasada të shkollave të mesme

Fasada efikase energjetike do të ndërtohen në të gjitha shkollat e mesme të Shkupit me mjetet e projektit “Shkupi 2014”, ka paralajmëruar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, njofton Portalb.mk.

I pari i Shkupit, Petre Shilegov bëri të ditur se shuma e parave me të cilat do të ndërtohen fasadat arrin deri në 70 milion denarë, kurse rikonstruimi i shkollave planifikohet të nis më 10 qershor dhe të zgjasë deri në fillim të vitit shkollor.

Shilegov njoftoi se do të vendosen edhe filtra për ajër të pastër në çdo klasë në 23 shkolla të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button