India lançoi satelitin e saj të 100-të

India ka lançuar me sukses satelitin e saj të 100-të në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të publikuara nga mediat lokale, Organizata për Hulumtime Hapësinore e Indisë (ISRO) lançoi 31 raketa nga baza hapësinore Satish Dhavan shtetin Andhra Pradesh në jug të vendit, mes të cilave gjendej dhe sateliti për vëzhgim të motit, Cartosat-2.

Në raketën e quajtur “Mjeti për lançim të satelitëve polarë” (PSLV-C40), tre satelitë ishin të Indisë, ndërsa të tjerët u përkisnin SHBA-ve, Kanadasë, Britanisë, Francës, Finlandës dhe Koresë Jugore.

Mësohet se pesha e satelitëve të cilët do të përdoren për zhvillim të aplikacioneve të sistemit për informim rreth lokacionit dhe gjeografisë, është 710 kilogramë.

Raketa do t’i vendosë satelitët në dy orbita të ndryshme.

Nga ana tjetër, kryeministri i Indisë, Narendra Mori, e përgëzoi ISRO-n, duke theksuar që lançimi i satelitëve është tregues i të ardhmes së ndritshme të Programit Hapësinor të Indisë.

Gushtin e kaluar, raketa e ISRO-s e cila mbante tetë satelitë nuk arriti të lançohet për shkak të problemeve teknike, ndërsa në qershor të vitit 2016, ISRO lançoi një raketë e cila mbante 20 satelitë.

Rekordin për lançimin e përnjëhershëm të më shumë satelitëve në orbitë e mban Rusia. Në vitin 2014, ajo dërgoi në hapësirë 37 satelitë përnjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button