Në Gjykatën e Apelit do të mbahet seancë publike për ankesat e deputetit, Sasho Vasillevski

Në Gjykatën e Apelit për sot në orën 12 e 30 është caktuar seancë publike ku do të diskutohet për ankesat e paraburgimit të vazhduar për deputetin, Sasho Vasillevski, njofton Portalb.mk.

Vasillevski është i dyshuar se së bashku me disa deputet tjerë i ka hapur dyert e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me 27-prill kur ndodhi sulmi ndaj gazetarëve dhe deputetëve.

Dje në Gjykatë u shqyrtuan edhe ankesat për paraburgimin e vazhduar për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ish-drejtorit të Operës dhe baletit maqedonas, Igor Durllovskin si dhe për ankesat Munir Peliq nga Agjencia për kundërzbulim dhe Dushko Lazarov, shefi i operacioneve speciale në MPB.

Gjatë ditës pritet që të sillen edhe vendimet e ankesave nga gjykata.

Përndryshe, për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit.

LEXO: Video ekskluzive – deputetët e VMRO-DPMNE-së ua kanë hapur dyert huliganëve në Kuvend

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Kundër vendimeve është e lejuar të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 48 orëve pas marrjes së vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button