Arrestohet edhe një person nga grupi i “ninxhave” që sulmuan Kuvendin më 27 prill

Është arrestuar Mlladen Dodevski, të cilin MPB me fletarrestim ndërkombëtar e ka kërkuar bashkë me Aleksandar Vasilevskin – Ninxha, Nikolla Mitrevskin – Kolo, Dejan Davidovskin dhe Mitre Pitropovskin, konfirmojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

Të gjithë akuzohen për rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë dhe dhuna të rënda në Kuvend më 27 prill.

Dodevski, sipas hetimit është njëri nga dhunuesit e maskuar, të cilët më 27 prill, u lëshuan nga njësitet speciale, në krye të të cilëve ishte ish drejtori i BSP-së, tani edhe ai i arrestuar, Mitko Çavkov, që të hyjnë në Kuvend dhe të rrahin deputetë dhe gazetarë.

Ai është arrestuar mbrëmë, sot pritet që të dërgohet përpara gjykatësit të procedurës paraprake..

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Përndryshe, për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button