Fitoret kanë vetëm një emër, sakrificat e popullit shqiptar

Miq të dashur,

Të gjithë ata politikanë dhe të tjerë që eventualisht përveç të vërtetës së avancimit në fushën e përdorimit, ligjin e miratuar sot për gjuhët e konsiderojnë të arritur historike, madje të kenë rënë në ekzaltim, vlerësoj se gjenden në mashtrimin shumëdimensional nëse këtë ekzagjerim e bëjnë për qëllime të pikëve politike.

Këta politikan duhet ta kenë në dijeni se ky shtet dhe kjo shoqëri vuan nga nevoja dhe imperativi për zbatimin e ligjeve në praktikë. Madje këta politikan përfundimisht duhet ta kenë të qartë se teksti i këtij ligji është më i disfavorshëm sesa ligji i vitit 1973 për përdorimin e gjuhëve por nga atëherë implementimi në praktikë i kësaj të drejtë mbeti a pashfrytëzuar dhe jomjaftueshëm e shijuar.

Shqiptarët nga pavarësimi i vendit më vitin 1991 dhe me miratimin e kushtetutës që atëherë nga klasa politike maqedonase u diskriminuan duke i stisur të drejtat e shqiptarëve veç më të fituara edhe pse shumë nga ata të drejta ishin vetëm në letër.

Pra, të dashur miq, establishmenti maqedonas cungimin e të drejtave që moti të etabluara në aktet juridike të sistemit të kaluar ,pas pavarësimit e këndej me dinakërinë më të madhe sillet duke i mundësuar këto të drejta në formë të dozuar e ndërkaq lidershipi shqiptar duke ua shitur shqiptarëve si të arritura historike, madje në çdo cikël zgjedhor.

Por për këtë ligj, nuk dua të injorojë gatishmërinë publike të kryeministrit aktual qysh para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mbase ai nga ana e tij ishte decid se do të angazhohem për një ligj të tillë maksimalisht por brenda kornizës së kushtetutës.

Andaj fitoret kanë vetëm një emër SAKRIFICAT E POPULLIT SHQIPTAR, e jo tortat e partive !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button