Tramp sërish bëri thirrje për ndërtim të murit në kufirin e SHBA-së me Meksikën

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sërish bëri thirrje për ndërtim të murit përgjatë kufirit me Meksikën.

“Demokratët si duket synojnë që njerëz dhe drogë të hyjë në vendin tonë nga kufiri jugor – proces, duke vendosur kështu në rrezik jetën e mijëra njerëzve. Obligimi im është t’i mbrojë jetët dhe sigurinë e amerikanëve. Duhet të ndërtojmë Mur të madh”, shkroi Tramp në Tuiter.

Presidenti i SHBA-së, saktësoi se ai nuk është kundër pranimit të emigrantëve, por të cilët përmbushin kritere të caktuara.

Presidenti amerikan Donald Tramp para pothuajse një vitit e nënshkroi dekretin për ndërtim të murit në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës. Atëherë Tramp tha se muri i ri do të kushtojë mes katër miliardë dhe 10 miliardë dollarësh, por nga Universiteti i Masaçustes theksuan se ndërtimi i murit i gjatë 1.609 kilometra do të kushtojë mes 27 dhe 40 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button