Putin e akuzon Uashingtonin për mbështetje të Navalnyt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pretenduar se luftëtari kundër korrupsionit në Rusi, Aleksei Navalny, është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për synimin e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale, transmeton REL.

Këto komente, për të cilat ai nuk ka paraqitur ndonjë provë, zoti Putin i ka bërë dje, gjatë një takimi me editorët dhe shefat ekzekutivë të disa kompanive mediale ruse.

Aleksei Navalnyt, një aktivist karizmatik i cili zhvillon fushatë për çrrënjosjen e korrupsionit qeveritar në Rusi, nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse më 18 mars, për shkak të një dënimi me burg me kusht.

Ai dhe mbështetësit e tij thonë se vendimi ishte i motivuar politikisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar vendimin që Navalnyt të mos i lejohet kandidimi në zgjedhjet për president.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP