Kuvendi i Maqedonisë, reformat për ndjekjen e komunikimeve sot shqyrtohet nga deputetët

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe për siguri, për politikë të jashtme, për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri sot duhet t’i shqyrtojë ligjet për reforma në sistemin për ndjekjen e komunikimeve. Në rend dite janë dy ndryshime dhe plotësime të Ligjit për policinë, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme, Propozim – ligji për Agjencinë operativo – teknike, Propozim – ligji për plotësimin e Ligjit për informacione të klasifikuara dhe Propozim – ligji për ndjekjen e komunikimeve, të gjitha në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme duhet ta shqyrtojnë Propozim – ligjin për ratifikimin e Konventës për organizimin e punonjësve rural, 1975 (C 141) dhe Propozim – ligjin për ratifikimin e Konventës për statistika të punës, 1985 (C 160)3 Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit 5 të Plotësuar të Marrëveshjes për ndryshimin dhe qasjen e Marrëveshjes qendrore evropiane për tregti të lirë.

Komisioni për punë dhe politikë sociale do t’i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ndryshimet e Ligjit për inspektimin e punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje prej diskriminimit, të gjitha në lexim të parë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do t’i mbajë dy seanca. Në të parën janë ligjet në lexim të dytë të cilat kanë të bëjnë me administratën. Midis të tjerash, në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit administrativ, të Ligjit për inspektim administrativ si edhe të Propozim – ligjit për amnisti.

Në seancën e dytë në rend dite janë plotësimet e Ligjit për zbatimin e sanksioneve, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prokurorinë publike, të Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, për plotësimin e Ligjit për gjykatat dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë penale, të gjitha në lexim të parë.

Komisioni për financim dhe buxhet duhet të debatojë për Propozim – ligjin për ndryshimin e Ligjit për përdorimin dhe disponueshmërinë e sendeve në pronë shtetërore dhe me gjësendet në pronë komunale, në lexim të parë.

Dy seanca do t’i mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

LEXO MË SHUMË:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP