Greqi: Shihet “mundësia” për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë

Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë thonë se kanë punuar fuqishëm për ta zgjidhur kontestin e gjatë me dekada për emrin e Maqedonisë, njofton REL.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras, tha se ai e sheh “një dritare të mundësisë” për zgjidhje të kësaj çështjeje. Në këtë kuadër ai dje i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse greke, që të përmbahet nga kundërshtimi i fuqishëm në mënyrë që fqinji ballkanik të lejohet ta përdorë emrin, të cilin, po ashtu, e ka një provincë veriore në Greqi.

Zoti Tsipras i ka thënë rrjetit shtetëror televiziv ERT se beson se marrëveshja do të sjell përfitime për të gjitha vendet në rajon.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Koxias, këtë javë e ka përmendur emrin “Maqedonia e Re” të cilin Athina mund ta pranoj dhe tha se tashmë kur Maqedonia është njohur nga më se 100 vende me emrin aktual, Greqia nuk ka alternativë, pos të bëjë kompromis.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, ka thënë se prioritet i tij i lartë është zgjidhja e kontestit për emër, i cili e ka penguar synimin e Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ndryshe, vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork.

Në lidhje me procesin euro-atlantik të Maqedonisë, më 17 janar të 2018-s në Maqedoni do të vijë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ndërsa Komisioni Evropian i ka përshëndetur aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button