Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me Putin lidhur me zhvillimet në Siri

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve presidenciale, Erdoğan dhe Putin gjatë bisedës telefonike kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Siri.

Gjatë bisedës është theksuar se është shumë e rëndësishme që sa më parë të ndalen sulmet ndaj civilëve në Idlib dhe Gutën Lindore në Siri, në mënyrë që negociatat në Astana dhe Kongresi në Soçi të jenë të suksesshme.

Po ashtu, dy liderët kanë biseduar edhe në lidhje me projektin e Centralit Bërthamor Akkuyu dhe atë të Rrjedhës Turke, si dhe për bashkëpunime të tjera në fushën e energjisë, duke konfirmuar vendosmërinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve në çdo fushë.

Erdoğan dhe Putin kanë shkëmbyer mendime në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes Turqisë dhe Rusisë dhe Kongresin e Soçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button