Pas familjarëve, ndërroi jetë edhe aktorja e njohur

Jessica Falkholt, aktorja e njohur britanike, e cila u bë e famshme pas serialit ‘Home and Away’, pak javë më parë u përfshi nga një aksident tragjik së bashku me prindërit dhe motrën e saj. Për fat të keq, dy prindërit e aktores nuk u rezistuan dot plagëve të marra dhe ndërruan jetë menjëherë pas aksidentit. Tri ditë më pas, ndërroi jetë edhe motra e vogël e aktores, 21-vjeçare, Annabelle, dhe së fundi edhe Jessica nuk ka mundur ta fitojë betejën me vdekjen, shkruan Class.

Jessica Falkholt ndodhej e shtruar në një spital në Sydney, që prej 26 dhjetorit dhe gjatë këtyre javëve mjekët shpresonin në një mrekulli.

Siç shkruan DailyMail, familjarët e aktores 28-vjeçare, duke parë gjendjen e aktores, kanë marrë vendimin këtë të enjte, për t’i hequr aparaturat që e mbanin në jetë.

Falkholt ka luajtur rolin e Hope Morrison në serilin Home And Aëay (2016), një rol që ajo e luajti për 16 episode. Gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në filmin Harmony, i cili u realizua disa muaj pasi mbaroi seriali. Falkholt është diplomuar në Institutin Kombëtar të Artit Dramatik, në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button