Putin i ka hedhur poshtë akuzat amerikane për përzierje në zgjedhje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përsëri i ka hedhur poshtë akuzat e vazhdueshme se Moska ka ndërhyrë në fushatat zgjdhore në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiane, shkruan REL.

Duke folur sot para një grupi të editorëve dhe ekszekutivëe të mediave në Rusi, zoti Putin përsëri e ka fajësuar Uashingtonin për thellimin e tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Këto komente janë bërë një ditë pas publikimit të një raporti të porositur nga senatori amerikan, Ben Cardin, që dokumenton se gati për dy dekada ka pasur përpjekje ruse për të ndikuar në politkën në gjithë Evropën.

Në këtë raport, po ashtu, kritikohet presidenti amerikan, Donald Trump, pasi akuzohet se ka bërë pak për ta shqyrtuar këtë çështje në Shtetet e Bashkuara.

Prej janarit të vitit 2017, kur agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë konkluduar se Rusia ishe e angazhuar në hakerizëm dhe fushatë propaganduese për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, Moska vazhdimisht i ka hedhu poshtë akuzat për përzierje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP