Maqedoni, borxh ri me vlerë prej gjysmë miliardë euro

Ministria e Financave në tregun ndërkombëtar të kapitalit lëshoi eurobond në shumë prej gjysmë miliardë euro me afat të mbërritjes prej shtatë vitesh dhe normë interesi prej 2,75 %. Sipas Ministrisë, kjo është norma bindshëm më e ulët e interesit e arritur në histori dhe ka qenë reflektim i besimit jashtëzakonisht të madh tek investitorët ndërkombëtar për perspektivat e ekonomisë vendore, si dhe kushtet e volitshme të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit, njofton Alsat-M. Kërkesa nga investitorët për bondin në shumë prej mbi 3,5 miliardë euro, gjegjësisht mbi shtatë herë më i lartë sesa oferta, ka mundësuar të arrihet normë interesi prej 2,75% në nivel vjetor, gjegjësisht normë interesi me të ardhura prej 3 %.

Siç është parashikuar me Buxhetin për vitin 2018, të ardhurat nga euro-bondet do të përdoren për mbulimin e deficitit buxhetor, si dhe për pagesën e borxheve paraprake, duke përfshirë edhe këstin e parë të Kreditit PBG prej vitit 2013 në shumë prej 95 milionë euro që mbërrin në fund të janarit.

Për herë të parë është kryer blerje e pjesshme e parakohshme e euro-bondit ekzistues.

Gjegjësisht, është bërë blerje e parakohshme e një të tretës së eurobondit prej 270 milionë euro të lëshuar në vitin 2015 që mbërrin në dhjetor të vitit 2020 dhe norma e interesit e të cilit është 4,8% dhe është dukshëm më e lartë sesa norma e interesit e eurobondit të sapolëshuar prej 2,75%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button