Kamenos: Maqedonia është një dhe greke, e Vardarit është emër i pranueshëm

 Maqedonia është një dhe greke, disa herë përsëriti kryetari i Grekëve të Pavarur në fjalimin e Këshillit kombëtar të partisë. Panos Kamenos, i cili njëherit është edhe ministër i Mbrojtjes, ndërsa partia e tij partner koalicioni në qeverinë greke, si zgjidhje të pranueshme e propozoi emrin e Vardarit, i cili, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e shqiptoi njëjtë siç e shqiptoi në gjuhën maqedonase, dhe e përmendi pa mbiemër ose shtesë.

“Po, duam zgjidhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i bindim. Por, ekzistojnë edhe terme sllovene që mund t’i shfrytëzojnë dhe që i pranojmë, siç është e Vardarit. Dhe i cili në esencë është përcaktim gjeografik që e kishin para se të fillojnë kthesat historike”, tha Kamenos para anëtarëve të Këshillit kombëtar.

Duartrokitje nga të pranishmit morën pjesët e fjalimit të liderit të Grekëve të Pavarur të cilët u dedikoheshin emrit Maqedoni dhe potencimet se termi është një dhe vetëm grek.

“Nuk do të heqim dorë nga termi Maqedoni dhe gjithsesi termi grek Maqedoni është edhe New Maqedonia dhe Upper Maqedonia dhe Maqedonia e Poshtme dhe Maqedonia e Epërme. Maqedonia është një dhe greke dhe siç e përshkroi Konstantinos Karamanlis në aeroportin Maqedonia si president i Republikës së Greqisë”, transmeton MIA.

Panos Kamenos, porositi “fqinjët verior të kuptojnë se shpresa e tyre e vetme dhe zgjidhje e tyre e vetme është që të pranojnë zgjidhje që nuk do ta lëndojë Greqinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button