Mercedes Benz sjell makinën e re, thjesht e mahnitshme

Mercedez Benz ka prezantuar një maknë të re e cila ashtu si është kthyer në traditë tashmë, ka edhe fuqinë e madhe motorike por edhe klasin dhe stilin gjerman. Makina që kompania gjermane ka zgjedhur të hedhu në treg për vitin 2018 është modeli i ri i linjës “S- class”, shkruan Bordo.al. 

Modeli “S- class” u prezantua fillimisht nga kompania gjermane në vitin 1972  e tashmë është shndërruar në një ikonë të kësaj kompanie, ku është cilësuar edhe si një nga modelet e preferuara të klientëve të saj. E karakterizuar nga fortësia e shasisë dhe motorët e fuqishëm,  modeli “S-class” ka bërë histori me shitjet në tregun mbarë botërorë.

Modeli “S-class” i vitit 2018 përfaqëson versionin e 7 të lancuar në historinë e këtij klasi në markën Mercedes-Benz. Këtë herë inxhinierët e Mercedezit kanë zgjedhur që këtë makinë ta pajisim me një motorr 450 turbo, me 6 pistona, i cili mund të prodhojë 340 kuaj fuqi. E shpejt apo jo?

Përsa i përket motorëve me benzinë versioni “S-class” janë zgjedhur tre modele, modelin 560 me dy turbo me 8 pistona, me cilindratë 4.0 me 463 kuaj fuqi, modelin S63 Amg me dy turbo, me 8 pistona, me cilindratë 4.0 dhe me 603 kuaj fuqi, modelin S65 Amg me ty turbo, me 12 pistona, me cilindratë 4.0 dhe me 630 kuaj fuqi.

Ndërkohë për sa i përket transmisionit, kjo makinë vjen vetëm në versionin automatik dhe ofohet me 7 dhe 9 marsha. E ndërkohë që luksi është i shfrenuar në këtë makinë,edhe çmimet me të cilat ajo mund të zotërohet janë të tilla. “S- classi” i ri fillonë nga 80 mijë euro për versionin e thjeshtë me motor 400 naftë dhe përfundon me çmimin e modelit S65 Amg prej 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button