BE përgatitet të investojë për super kompjuterin

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet që të bëjë një investim prej 1 miliard dollarësh për krijimin e një super kompjuteri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së ka prezantuar propozimin për krijimin e strukturave për dy super kompjuterë deri në vitin 2026.

Sipas kësa,j për krijimin e strukturave për dy super kompjuterë deri në vitin 2026 në Evropë, nga buxheti i BE-së do të ofrohet një burim prej 486 milionë eurosh. Me kontributin e ofruar nga shtetet anëtare të BE-së buxheti i projektit do të arrijë në 1 miliardë euro.

Pritet që rregullorja e re të hyjë në fuqi në vitin 2019, pas përfundimit të proceseve të miratimit në institucionet e BE-së.

Në gjendjen aktuale shtetet anëtare të BE-së nuk posedojnë kompjuterë me shpejtësi të lartë, kurse kryesues në këtë fushë janë Kina dhe SHBA-të. Shkencëtarët e shteteve anëtare të BE-së për proceset e super kompjuterëve po drejtohen në shtete të jashtme.

Super kompjuterët po përdoren sidomos në hulumtimet shkencore, eksperimentet dhe llogaritë komplekse. Kurse super kompjuteri me shpejtësi më të lartë në botë ndodhet në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button