Veseli: Arritje e madhe kalimi i ligjit për gjuhët në Maqedoni

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli pas miratimit të ligjit për gjuhët në Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë, ka përgëzuar Parlamentin dhe gjithë bashkëkombasit shqiptarë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Veseli ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet.

“Kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar më tutje Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button