Ligji për gjuhë, Meta: Akt me rëndësi për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Lidhur me lajmin e miratimit të ligjit e gjuhëve në Maqedoni ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook Meta e ka cilësuar një lajm të gëzueshëm miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa ka theksuar se ai është një akt i rëndësishëm edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

“Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, shkruan Meta.

Kuvendi i Maqedonisë miratoi sot propozimin për shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë vendin me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO- DPMNE-së.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Ligji parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe institucionet publike e private, ndryshe nga ligji aktual i cili njeh të drejtën e gjuhës aty ku shqiptarët janë shumicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP